Përveç 800 mijë vaksinave të siguruara nga kompania Pfizer, Maqedonia e Veriut është në bisedime me Kinen për një sasi prej 200 mijë vaksinash që mund të mbërrijnë brenda muajit Janar. Kjo është deklaruar nga kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi se po diskutohen kushtet marrjes se saj.

Zaev theksoi se presin edhe nga BE-ja, ku përmes mekanizmit COVAX, janë përcaktuar që 100 milionë vaksina të shpërndahen në Ballkanin Perëndimor.

Zaev ka theksuar se pret një sasi vaksinash edhe nga Austria, Polonia, Bullgaria e Greqia sapo ato të marrin dozat e porositura.

Ndërsa vaksinat e Pfizer arrijnë në fillim te shkurtit në Maqedoninë e Veriut.

Zaev u shpreh optimist se vaksina të tjera të certifikuara nga OBSH mund të arrijnë më shpejt.

Kryeministri Zaev tha se vaksinimi do të bëhet së pari te punonjësit shëndetësorë, pensionistët, të sëmurët kronikë, e pastaj te qytetarët tjerë. Ai paralajmëroi se është i gatshëm të vaksinohet edhe vete për të dhëne garanci te qytetaret qe vaksina është e sigurt.