“Shënjestër e atentatit mendohet të ketë qenë Sehit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit. Ai duhet të ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie, por nuk është gjetur në banesë. Fatjon Murati ka dyshime të jetë larguar jashtë territorit shqiptar, nuk dihet nëse është bërë njoftimi në kufi, për parandalimin e arratisjes së tij. Ai njihet si mik i një shtetasi tjetër Endrit Dokle. Sipas informacioneve, mund të kenë qenë 2 apo tre autorë që kanë qëlluar nga jashtë, nuk dihet nëse autorët kanë pasur dijeni se kush ndodhej në lokal.

Aty humbi jetën banakierja e pafajshme dhe u plagos nga ciflat e xhamit një vajzë 10-vjeçare. Sa i përket automjetit të gjetur afër Bubqit, ku janë dalluar edhe dy armë zjarri kallashnikovë, është duke u këqyrrur automjeti, por fakti që është konstatuar kaq vonë nga policia është një e dhënë që duhet të merret me rezeva.

Nuk dihet nëse automjeti i gjetur përkon me të dhënat që ka siguruar policia nga kamerat e sekuestruara pas ngjarjes për të parë itinerarin se si ka lëvizur autori. Kjo ngjarje e rëndë, ku u qëllua me breshëri në një mjedis publik, pa patur një shënjestër konkrete. Megjithatë lidhja e kësaj ngjarje bëhet me xhaxhain e Fatjon Muratit, Sehit Murati i cili është i plagosur”, – tha gazetari Eni Ferhati.