Kylian Mbappé është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur kombëtarja franceze e futbollit, duke shtuar se sulmuesi i PSG ka lënë grumbullimin.

Mbappe nuk do të mund të luajë tashmë dy ndeshjet e para të PSG në kampionat, ndaj Lens (të enjten) dhe ndaj Marseille (të dielën), pa përmendur takimin Francë-Kroaci që do të luhet nesër.

Me Mbappe, PSG numëron 6 lojtarë me koronavirus, mes të cilëve edhe Neymar.