Një ngarkesë prej 25 mijë dozash të tjera të vaksinës ruse anti-Covid, Sputnik, kanë mbërritur në vendin tonë.

Lajmi është njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se vaksinimi i popullsisë do të vijojë dhe syhimi është 500 mijë të vaksinuar deri në Maj.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda Majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Rama në Facebook.

Në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat të vaksinave anti-Covid. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave 353.491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.