Më shumë se 200 skiatorë britanikë u larguan nga një karantinë në vendpushimin e njohur zviceran Verbier të shtunën në mbrëmje.

Një zëdhënës në vendpushimin e skive në Valis tha se 420 mysafirë britanikë kishin rezervuar në Verbier para Krishtlindjeve dhe tani kishin mbetur vetëm rreth gjysma e tyre.

Zvicra vendosi një karantinë 10-ditore në 14 dhjetor për shkak të llojit të ri të virusit që popërhapet në MB.

Vendi ndaloi gjithashtu fluturimet nga MB dhe Afrika e Jugut në 20 dhjetor.

Disa hotelierë zviceranë zbuluan se mysafirët ishin zhdukur vetëm kur tabaketë e shërbimit në dhomë mbeteshin të paprekura jashtë dyerve, raportuan mediat zvicerane.

Verbier është veçanërisht i popullarizuar në mesin e Britanikëve, të cilët normalisht përbëjnë rreth një të pestën e klientelës dimërore të resortit.

Zvicra shkaktoi polemikë duke vendosur, pavarësisht nga pandemia, të mbante të hapura vendpushimet e skive.

Disa zviceranë besojnë se vendimi ishte një gabim, të tjerët janë të zemëruar, pasi për dekada britanikët kanë qenë vizitorë në Zvicër, por tani ndiejnë që turistët kanë abuzuar me mikpritjen e ofruar për ta.

Shkencëtarët thonë se lloji i ri Covid-19 i parë në Mbretërinë e Bashkuar është më infektues sesa Covid-19, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm.

Zëdhënësi i Bagnes, një zonë e Valis që përmban Verbier, shprehu mirëkuptim për Britanikët e larguar.

“Ne e kuptojmë zemërimin e tyre,” i tha Jean-Marc Sandoz.

“Papritmas familjet me fëmijë të vegjël u mbyllën dhe kjo është e patolerueshme.”

Vendpushimet e skive ishin të mbushura me njerëz në Austrinë fqinjë gjatë fundjavës, por karantina e Austrisë bëri që shumë pak turistë të huaj të udhëtojnë atje. Për vendasit gjithashtu opsionet janë të kufizuara, pasi hotelet dhe restorantet janë mbyllur dhe distancimi social ka mbyllur teleferikun.

Pavarësisht nga simpatia e shprehur nga Sandoz, kishte disa njerëz të zemëruar që dënonin turistët britanikë për mosrespektimin e karantinës.

Më e cuditshmja është se nuk dihet ku janë pasi dhe nuk ka pasur fluturime.