863 mijë e 100 euro që u sekuestruan në një makinë “Range Rover” në nëntor të vitit 2017 ka përfunduar sërish në duart e Lefter Sotës dhe djalit të tij, Ores Sota. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga ky sekuestrim, dosja është mbyllur me argumentin se paratë ishin të deklaruara pasi rridhnin si rezultat i veprimtarisë tregtare të kompanisë “IKONA”, Sh.p.k.. Nisur nga kjo situatë prokurorja e Elbasanit, Erida Kokonozi ka preceduar me një kërkesë në gjykatë, duke kërkuar pushimin e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Kjo kërkesë është miratuar dhe nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

Bllokimi me shumë bujë i 863 mijë e 100 eurove nga policia e Elbasanit, ku brenda në makinën “Range-Rover”, u sekuestruan dhe tre patenta ludrimi të mjetëve detare, që i përkisnin ish-ministrit Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Tahiri, është mbyllur në gjykatën e Elbasanit.

“Lefter Sota, sipas vërtetimi të lëshuar nga Banka Popullore në datën 15 gusht 2007 ka shitur 433 aksione që zotëronte nga kapitali aksioner me çmim 370.000 lek aksionin me një vlerë totale prej 160.210.000 lekë. Konvertuar në Euro me kursin e ditës 122.6 lekë shuma në euro që është arkëtuar rezulton 1.176.092.98 euro. Për këtë trasaksion, thuhet në dosjen e prokurorisë, Lefter Sota, sipas mandatit të Bankës Popullore ka paguar tatimin mbi fitimin nga shitja e aksioneve në shumën 10.088.900 lekë. “…aktiviteti i shoqërisë tregtare “IKONA” sh.p.k, ka arritur një qarkullim deri në 17.000.000 Euro në vit, me një xhiro mujore që arrin në 3-4 vitet e fundit nga 1.100.000 Euro deri në 1.499.000 Euro. Këto shifra financiare i lejojnë administratorit dhe ortakut të shoqërisë “IKONA” sh.p.k, të ketë kursyer shumën prej 863.100 euro…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Vetë Orest Sota, është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 240 orë punë të detyrueshme pranë bashkisë së Tiranës.