Ditën e sotme është mbyllur faza e parë e testimit të hetuesve për BKH-në.

Mësohet se Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime dhe nga këta u kualifikuan 424 kandidatë, ndërsa 229 nuk kaluan në fazën tjetër.

Të kualifikuarit pas dy ditësh kanë Testin e Arsyetimit Logjik me shkrim.

Raportohet se 60 hetues do të zgjidhen që të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.