Konkretizimi i deinstitucionalizimi të fëmijëve pa kujdes prindëror në kuadër të një projekti pilot, ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit për shkak të mbylljes së këtyre institucioneve. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka nisur një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke patur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021. Kontrolli tashmë ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure. KLSH do të verifikoj formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli,për të garantuar jetesën e tyre.

Fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të  kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë.
 Në shtëpinë e fëmijëve, procesi ka nisur në shtator të vitit 2019- të ku me VKM është pasqyruar deinstitucionalizimi i fëmijëvë ku më pas nuk janë pranuar gjithashtu dhe raste të reja duke minimizuar artificialisht numrin e fëmijëve që kanë hyrë në institucion.  

Kontrolli ka marr shkas nga materialet mediatike ku, kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma,duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve, i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022.