Kryeministri Edi Rama kërkoi kohë për të çuar në fund Reformën në Drejtësi. Gjatë një fjalimi këtë të mërkurë, kreu i qeverisë tha se nëse PS-ja nuk do të ishte në front së bashku me qytetarët, Ilir Meta dhe Sali Bersha do ta kishin shkatërruar.

Rama hodhi akuza ndaj Presidentit Meta dhe tha se ai është armiku i betuar i drejtësisë së re. Prandaj, Rama bëri thirrje për të dalë në votime me qëllim që të largohet përfundimisht Meta, Berisha dhe Monika Kryemadhi.

“Tre atë parat mua nuk më mungojnë. Kohën duhet të ma jepni, por tre të parat nuk duhet t’ju mungojnë as juve, as kujt ndër jush që e do vërtetë këtë ndryshim të madh rrënjësor për Shqipërinë e gjeneratave të tjera, ikja e kujtdo prej jush nga ky front pa të cilën PS-ja nuk do ia kishte dalë ta kalonte dot Reformën dhe reforma nuk do i kishte mbijetuar dot agresioneve brutale të dy Presidentëve do të thotë hapje e një të çare në barrikadën përballë të keqes.

Ilir Meta e ka thënë hapur, 25 Prilli do të jetë një referendum që do të përmbysë Reformën në Drejtësi, ndërkohë që u përbetuar që do të japë dorëheqjen si president dhe do të marrë udhëheqjen e opozitës nëse fitojmë zgjedhjen. Ilir Meta nuk ka respekt për detyrën më të lartë të shtetit, nderin që mund t’i bëjë një individi të vetëm. Nuk ka respekt për Kushtetutën dhe për krejt njerëzit e këtij vendi, por ka vetëm hallin që tashmë e kanë marrë vesh edhe gurët dhe drurët. Le të shohim çfarë do të zgjedhin shqiptarët, drejtësinë apo Ilir Metën? E doni më troç se kaq dhe më të dukshëm se kaq para syve tuaja armikun e betuar të gjithë kësaj ëndrre dhe kësaj pune të madhe ku bashkë me ne dhe ne të gjithë, shqiptarët që e duan reformën në drejtësi janë angazhuar aq fort dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Kush voton ata që janë përballë nesh investon direkt kundër Reformës në Drejtësi. Falë shkallimit të Ilir Metës 25 Prilli është bërë një rrugë e katër punë. Do të votohet për t’i hapur rrugën drejtësisë në këtë vend duke larguar nga kreu i vendit Ilir Metën dënuar përfundimisht në ekzilin e tij dixhital Sali Berishën dhe duke dërguar Monika Kryemadhin aty ku ka vendin, tek pakica e pakicës”, tha Rama.