Këngëtarja me famë botërore Shakira dhe partneri i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique, kanë njoftuar ndarjen.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare.

Në deklaratën e Shakirës thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Ndonëse ata nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard kishin dy djem, Milanin, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç.