Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfeu ditë më parë se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit.

Kjo video e PD mjaftoi që të vijonin akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se i kishte lënë pas dore pasi përdori djalin e vogël për propagandë duke i bërë të takojnë Cristiano Ronaldo-n dhe Gianluiggi Buffon.

Për këtë, ka reaguar sërish kreu i qeverisë përmes një video të publikuar në Facebook, ku sipas tij shfaqen të gjitha faktet që tregojnë se për familjen Cakoni është bërë shumë.

Rama gjithashtu i quan “hiena” kundërshtarët e tij politikë që hiqen sikur kanë ndjenjën solidaritetit e keqardhjes për njerëzit.

Më tej, në videon e publikuar nga Rama janë nxjerrë edhe fotot e kontratës së dhurimit të një apartamenti në Kamëz.

“Është një grua e lënduar shpirtërisht nga ngjarja që ka lënë gjurmë tek të gjithë shqiptarët.

Duhet t’i referohen fakteve. Po të ishte njerëzore, do të ishte etike që pa dhunuar imazhin fizik, praninë fizike në tregun e gjësë gjallë mediatik dhe politik, të hulumtoheshin faktet, dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo i kemi qëndruar pranë jo vetëm familjes Cakoni por dhe të gjithë familjeve që humbën jo vetëm njerëz por edhe pasurinë, humbën shtëpinë. Referojuni dokumentave, që tregojnë gjithçka kemi marrë përsipër. Nuk ishte nevoja të arritej deri këtu po të ishin parë faktet.

Jam i neveritur me hienat, që janë në nivelin më të ulët të kafshëve, shfaqet në formën e personit politik dhe ha mish njeriu duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehje medemek me ndjenjën e solidaritetit e keqardhjes. Ky është abuzim me njerëzit”, tha Rama.