Ernejd Shyti, 24-vjeçari i cili ka pranuar se ka ekzekutuar Behar Sofinë më 25 Shkurt, së bashku me Xhuljano Vishën dhe dy organizatorët e tjerë, Skënder Vathi dhe Leonard Xhixha, janë paraqitur sot në gjykatë për t’u njohur me masën e dënimit.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë 66-vjeçarin Behar Sofia, një person i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të lëndëve narkotike nga Turiqa në BE.

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg Xhuljano Vishën, Eneid Shytin, Skënder Vathin dhe Leonard Xhixhën.

Nga katër të dyshuarit, vetëm Shyti ka pranuar që është pjesë e këtij krimi, ndërsa tre të tjerët kanë mohuar që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Sofisë.

Shyti në momentin e arritjes në Gjykatë së bashku me Xhuljano Vishën, ka qëndruar kokulur duke shmangur filmimin e fytyrës së tij nga mediat.

Erneid Shyti ka thënë në gjykatë se do flasë, por në një moment të dytë, duke mohuar të japë sqarime ditën e sotme.

Gjithashtu, në momentin kur ka kryer vrasjen e Sofisë, 24-vjeçari është larguar duke çaluar nga vendi i ngjarjes, për të humbur gjurmët.