Vajza në foto është Mercedes Jellinek, e bija e sipërmarrësit austriak të automobilave, Emil Jellinek…

Emil Jellinek (1853-1918) me origjinë hebreje ishte një sipërmarrës i Daimler Motoren Gesellschaft (DMG) dhe përgjegjës në vitin 1900 për vënien në punë të automobilit të parë modern, Mercedes 35 kf.
Ai krijoi markën tregtare Mercedes në 1902, duke e emëruar atë në nder të vajzës së tij, Mercédès Jellinek.

Marka tregtare u zhvillua në kompaninë Mercedes-Benz, duke u bere nje një nga markat më të mëdha të makinave në botë.
Emil Jellinek jetoi në Vjenë, Austri, më pas u transferua në Nice, në Rivierën Franceze, ku ishte Konsull i Përgjithshëm i Austro-Hungarisë.

Por fati i të bijës, Mercedesit, nuk ishte i njëjtë me atë të automobilave që mbanin emrin e saj.

Ajo vdiq në moshën 39 vjeçare me 23 shkurt 1929…, por kishte provuar të kërkonte edhe bukë në rrugët e Vienës në vitin 1918, pas rrënimit ekonomik të familjes së saj gjatë Luftës së Parë Botërore.

U varros në Vienë pranë varrit të gjyshit të saj Adolf Jellinek që kishte qenë dikur kryerabini i Vienës.
_____
Nga Saimir Z. Kadiu