Futbollisti brazilian Leonardo është 28 vjeç dhe aktualisht luan me Shabab Al-Ahly në Izrael.

Ai është aktivizuar më parë me Partizanin e Beogradit, me Enosisin, Metalurgun Donetsk, Gabalan, Anza Mahackalan etj.

Braziliani shkroi një mesazh misterioz përmes rrjetit social Instagram, sipas të cilit mund të konkludohet se ai donte të bënte vetëvrasje për shkak të depresionit.

Për fat të mirë, ai hoqi dorë prej tij në minutën e fundit.

“Vendosa të ndaj dhimbjen time me ju! Ka qenë pothuajse një vit i tërë sakrifice. Unë kam mbajtur dhimbjen time. Kam kaluar muaj në tortura dhe zhgënjime.

E dija sa serioze ishte, ata u përpoqën të më ndihmonin por asgjë nuk ndodhi. Gjithçka që bëra, kaloi. Ishte në një përpjekje për të ndihmuar ata që dua më shumë.

Unë nuk dua të hyj në detaje, por isha gati të hiqja dorë nga gjithçka.

Atëherë Zoti më foli! Ai më tha se nuk ishte koha për të ndaluar, se kampionët e vërtetë janë gjithmonë ata që përfundojnë në krye.

Presidenti i klubit më ndihmoi shumë. Faleminderit për gjithçka. Një histori e re fillon sot,” shkroi Leonardo në Instagram.