Meta u shpreh gjatë ditës së sotme se situata në Kakavijë është një përgjegjësi e qeverisë, pasi sipas tij nuk informoi qytetarët, ndërsa nuk vonoi edhe përgjigja e kryeministrit.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa i referohet gazetës greke “Ekathimerini”, Edi Rama sjell situatën në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë, ku shkruan se radha ka arritur deri në 15 kilometra.

Rama shkruan se presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet. “Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, shkruan kryeministri.