Presidenti Ilir Meta foli me tone shumë të ashpra këtë të hënë për qeverinë. Ai u shpreh se Presidenti, si simbol dhe i unitetit  dhe populli i Shqipërisë gjenden përballë një bande ndërkombëtare dhe një bande lokale.

Meta tha se është i gatshëm për betejë sa herë që ta ftojnë. Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë për votën që do të japin më 25 Prill.

Zoti President konflikti politik, por edhe social tashmë duket evident, u panë tek zyrat e FRD-së, u pa edhe një ditë më parë në Elbasan në përplasjen mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së. Gjuha e ashpër dhe dalja hapur e juaja kryesisht me kritika kundër qeverisë dhe kryeministrit, a do ta lenë vendin pa një institucion garant që mund të garantojë stabilitetin politik, pra që të jetë një institucion i cili…

Ilir Meta: Po janë dy institucione garante, është Presidenti i Republikës si simbol i unitetit kombëtar dhe Kushtetutës e cila bazohet në pluralizmin politik dhe jo në partinë shtet, dhe e dyta është populli i Shqipërisë pa dallim i majtë dhe i djathtë dhe përballë nesh është një bandë, është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndragheta-s dhe gjithë mafies ndërkombëtare duke shtypur popullin. Sa herë do ta ftojnë presidentin në beteja aty do ta kenë, por me gjithë popullin e Shqipërisë. Ju bëj thirrje sot që të reflektojnë para se të jetë vonë.