Presidenti Meta ka dekretuar, të hënën, rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend, dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut.

Megjithëse të kontestuara nga opozita dhe disa organizata studentore, si zgjedhje të paligjshme, presidenti ka miratuar emërimin e drejtuesve të rinj.

Në 30 korrik, me 54 për qind të votave nga pedagogë dhe mësues, Artan Hoxha u zgjodh rektori i ri i Universitetit të Tiranës, universitetit kryesor në vend.

Në universitetet e tjera, rektorët e zgjedhur janë:

  • Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata;
  • Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari;
  • Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku;
  • Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari;
  • Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi;
  • Universiteti i Sporteve: Agron Kasa;
  • Universiteti i Durrësit: Kseanela Sotirofski;
  • Universiteti i Gjirokastrës: Bektash Mema;
  • Universiteti i Shkodrës: Suzana Golemi;
  • Universiteti i Vlorës: Roland Zisi;
  • Universiteti i Korçës: Dhimitër Bello;
  • Universiteti i Elbasanit: Skënder Topi.