Presidenti i Republikës Ilir Meta i përgjigjet deklaratës së Taulant Ballës,  i cili bëri me dije se do të nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!

Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve!”, shkruan Meta.