Vettingu shkarkon Besim Shabanin, zv drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Gjatë senacës dëgjimore, Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika.

Sakaq, këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë dhe sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare.

Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar. Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.