Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ministria gjermane tha të mërkurën se 40-vjeçari Spahn ishte larguar menjëherë në izolim dhe se deri më tani ai ka zhvilluar “simptoma të ngjashme me të ftohtin”.

Ministria e shëndetësisë konfirmoi se të gjithë kontaktet e Spahn ishin informuar, megjithatë asnjë anëtar i kabinetit të kancelares Angela Merkel nuk do të izolohet – pavarësisht se ishte takuar me ministrin e shëndetësisë gjatë një takimi më herët të mërkurën.

“Kabineti Federal takohet në përputhje me rregullat e higjienës dhe distancës, të cilat synojnë të sigurojnë edhe nga një person i infektuar, karantinimi i të tjerëve apo edhe i të gjithë pjesëmarrësve nuk do të ishte i nevojshëm,” tha një zëdhënës i qeverisë.