Ka patur përplasje mes Policisë dhe protestuesve përpara Ministrisë së Jashtme të cilët janë mbledhur si pasojë e vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, pasi policia nuk i lejon të qëndrojë aty.

Protesta është organizuar nga PDIU dhe Shoqata patriotike “Çamëria”.

Policia kërkon që ata të zhvendosen më tutje.

Bëhet me dije se disa nga protestuesit që nuk janë bindur janë shoqëruar në Komisariat.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pritet të mbërrijë në ministri në orën 11:30

 “Është i turpshëm reagimi dhe arsyeja: parandalimi i Covidit. Bëhen asambletë e Edi Ramës dhe nuk ka Covid. Ne nuk e zgjodhëm protestën në kohë kovidi por Greqia në kohë Covidi kërkon 12 milje nga deti ynë”, u shpreh Idrizi.

Nën motot “Mos prek Shqipërinë!”, “Mos harro Çamërinë!”, Shoqata patriotike “Çamëria” dhe PDIU ftonte të gjithë shqiptarët sot në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

  • Çështjen Çame
  • Heqjen e ligjit të luftës
  • 12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë.