Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim propozimet për ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik 2020.

Komisioni miratoi edhe propozimin e Fatmir Xhafaj për bashkimin në një dokument të vetëm të propozimit të Grupi Demokrat, të drejtuar nga Murrizi dhe atij të PS-së. Dokumenti do të diskutohet nesër nen për nen.

Partia Socialiste ka pranuar ndryshimin e pragut zgjedhor, nga 3 në 1 përqind. Ndërkohë nuk ka konsensus për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura.