Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vaksina vendase Turkovac kundër Covid-19 ka marrë miratim për përdorim emergjent.

“Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër Covid-19“, tha ministri Koca, duke shtuar se nga java e ardhshme ajo do të përdoret gjerësisht.

Në një aktivitet të organizuar në qytezën industriale Shanllurfa ku mori pjesë virtualisht  edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ministri Koca tha se është i kënaqur që po jep lajmin e mirë që përtej nga populli.

“I nderuar President ndodhemi në Shanllurfa, në një prej qendrave tona ku bëhet prodhimi. Kemi një vaksinë që është zhvilluar 100% nga shkencëtarët tanë. Në këtë mënyrë nga sot jemi bërë një nga nëntë vendet që ka prodhuar vaksinë kundër Covid-19“, tha ministri Koca.

Ministri e cilësoi sukses faktin që vaksina u prodhua pa mbaruar viti. Vetë Presidenti Erdogan u shpreh se do të ndjente kënaqësi që vaksinën ta ndajnë me të gjithë njerëzimin.

Lidhur me prodhimin e vaksinës Turkovac, Presidenti Erdogan tha se “do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin“. Ai tërhoqi vëmendjen në rëndësinë për prodhimin e vaksinës në Turqi, masa më e mirë ndaj pandemisë së Covid-19 që ka kapluar botën që dy vite.

“Vaksina jonë Turkovac është një simbol i përpjekjeve tona për të mbrojtur popullin tonë nga pandemia në mënyrën më efektive“, u shpreh ai. Erdogan kujtoi se gjatë pandemisë kanë shpërndarë me 160 vende dhe 12 institucione ndërkombëtare mjetet mjekësore, përfshirë edhe maskat.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe i kanë ndarë me vendet mike edhe vaksinat që i kanë marrë nga vendet tjera, në raste të nevojës emergjente. “Me prodhimin e Turkovac do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin“, tha Erdoğan.