Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Covid-19. Lajmin për vdekjen e mjekut Ilirjan Draci e ka dhënë Ministrja Manastirliu nëpërmjet rrjeteve sociale.

Mjeku Draci ka qenë drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

“Dr.Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me radhë. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot,” shkruan më tej Ministrja.

Postimi i fundit në rrjetin social “Facebook” i mjekut ka qenë në datën 8 nëntor, ku shkruante se po vazhdonte betejën e vështirë me virusin dhe këshillonte qytetarët që të ruani distancën dhe t mbanin maskën.

“Një  gabim i vogël kushton jetën. Beteja vazhdon…,” ka shkruar mjeku i cili nuk ia doli dot të mposhte sëmundjen.