“Conte është një trajner shumë i mirë, i vëmendshëm ndaj ekipit. Ai kujdeset për gjithçka që bën, por ka një karakter shumë të vështirë. Nuk e di nëse do të kisha rezistuar kaq gjatë si president, nëse do të kishin dalë të njëjtat situata”. Si gjithmonë, i drejtpërdrejtë dhe kurrë banal, Massimo Moratti foli për Interin e tij në mikrofonat e “Radio Anch’Io Sport”. “Ishte një zgjedhje e guximshme, pasi të tilla i kishte rreziqet e saj”, – shtoi ish-presidenti.

Sipas Moratti-t, në fakt, “ajo që tani duhet të dallojë Interin është dëshira e madhe, zemra e madhe. Trajneri di të bëjë gjëra të mira, nëse qetësohet. Nëse është i qetë, del kjo dëshirë për të fituar. Kam ndjenjën që dhoma e zhveshjes duhet t’i përshtatet karakterit të trajnerit, në këtë rast nuk mendoj se ka ndërhyrje nga klubi. Pas stuhisë për eliminimin nga Champions-i, gjërat do të kthehen menjëherë në rrugën e duhur. Por, nevojitet pak qetësi”.

Gjithashtu, Moratti jep ide për merkaton: “Tani të gjithë flasin për Mbappé, ai është sigurisht mjaft i mirë si sulmues; por nuk më tërheq ndonjë lojtar i veçantë. Mendoj se duhet të rrisim pak nivelin e ekipit, nuk e kam një përforcim në mendje, veçanërisht”. Në fund, një vlerësim për situatën e Eriksen: “Po luan pak, është e vështirë ta gjykosh atë. Nëse Conte e aktivizon pak, do të ketë arsyet e tij”.