Laert Haxhiu është një nga më të shumëkërkuarit në Shqipëri. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt “masakra e Lushnjes”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Leart Haxhiu, i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal.