Mozzik njihet për dashurinë e madhe që ka për natyrën dhe ngjitjen e shpeshtë që bënë në maja të larta. Si duket, ditët e fundit ai ka qëndruar me disa miq në Brezovicë, nga ku ka ndarë pamje për ndjekësit e shumtë të tij. Reperi i njohur në një nga storyt shihet teksa me një mik bëjnë gjiro me motorin e tyre dhe duket se janë goxha shpejtë. Vetëm 30 minuta më vonë, Mozzi na befasoi me pamjen, motori ishte rrokullisur. Fatmirësisht, artisti nuk ka pësuar lëndime trupore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas këtij incidenti, ai është shfaqur në studio ku po përgatit albumin e tij të ri, për të cilin ka thënë se është albumi më i mirë që ka realizuar deri më tani.