Të gjithë të prekurit me Covid-19 do të trajtohen me terapinë e plazmës. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë një vizite në QSUT, Manastirliu pohoi se ka nisur puna për krijimin e Bankës së Gjakut për t’ju vënë në shërbim të infektuarve me koronavirus.

“Jemi me ekipin e QSUT, në këtë moment të rëndësishëm të ecurisë së planit tonë përsa i përket edhe shtimit të një trajtimi të ri terapeutik që është trajtimi me plazmën kovaleshente.”

Ajo ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë duke dhuruar gjak për t’ju ardhur në ndihmë të infektuarve.