Murat Basha ka fituar betejën me koronavirusin dhe pas shtrimit në Spitalin Infektiv, tashmë ndodhet në shtëpi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe personazh i njohur legalist apelon për shumë kujdes, pasi siç thotë vetë, virusi nuk është shaka

Ai nuk i kursen falënderimet për të gjithë ata që u kujdesen për të në ditët e vështira te sëmundjes, qe nga shefja e Infektivit, mjekët, infermierët e deri te kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Postimi nga Murat Basha:

Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë. Bëni kujdes se nuk është shaka. Falmnderit të gjithëve që jeni interesuar.

E kam detyrim moral, por edhe njerëzor të falenderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua, por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve….

Falemnderit prof. Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient. Të mirënjohurit prof. Tritan Kalos, dr. Nevilës, etj.. kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri-tjetrin, derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa…. Për Juna Krastën, të palodhurën, të gatshmen për gjithshka, e mrekullueshme dhe gojëmbël. Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen. Prof.Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund familjen që i shkaktova aq probleme. Falemnderit ZOTIT