Çmimi i naftës arrin rekord historik në vend, në 265 lekë për litër. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua në 260 lekë.

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

Njoftimi i plotë:

– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve. të shitjes