Nasip Naço, ish-zyrtar i lartë i LSI dhe ish-ministër, por që në këto zgjedhje u bashkua me Partinë Socialiste ka falenderuar mëngjesin e sotëm të gjithë qytetarët e Beratit për zgjedhjet parlamentare të 2021. Ai thotë se me këtë fitore, i ktheu borxhin Partisë Socialiste.

“Falenderoj të gjithë miqtë, mbështetësit dhe simpatizantët për fitoren spektakolare për qarkun e Beratit. Sot i ktheva borxhin Partisë Socialiste”, shkruan në mesazhin e tij Nasip Naço.

Zgjedhjet në Berat përfunduan këtë mëngjes me një rezultat thellë për PS, që mori pesë mandate dhe PD vetëm dy mandate.

Ndërkohë LSI nuk mori asnjë mandat, edhe pse më parë ka qenë një forcë përcaktuese në zonë.