Mediat e huaja shkruajnë se legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta.

Raportohet se legjenda e futbollit pati një atak në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku ai iu nënshtrua një operacioni në tru.

Kupa e Botës me Argjentinën, 3 Copa America , UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit, Kupa e Ligës së Spanjës ishin disa nga trofetë dhe arritjet e mëdha të fituara nga argjentinasi.

Vetëm para pak kohësh ai kishte bërë 60 vjeç. Ai lindi në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Argentine former football star Diego Maradona acknowledges spectators during an homage before the start of the Argentina First Division 2020 Superliga Tournament football match Boca Juniors vs Gimnasia La Plata, at La Bombonera stadium, in Buenos Aires, on March 7, 2020. (Photo by ALEJANDRO PAGNI / AFP) (Photo by ALEJANDRO PAGNI/AFP via Getty Images)

Edit