Ndërron jetë Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe atij shqiptar Paulin Preka. Kolosi i humorit shqiptar mbylli sytë në moshën 86-vjeçare në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.

Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktoresh të mëdhenj të humorit të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.

Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.