Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për grevën e punonjësve të Albcontrol dhe bën përgjegjës për këtë situatë Kryeministrin Edi Rama.

Sipas numrit një të PD, pas grevës qëndron vetë Edi Rama dhe i bën thirrje që të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij“, shkruan Basha.