Tmerrohen ndërkombëtarët: Edi Rama nxjerr ligje kriminale për të shkatërruar mjedisin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama po përballet me kritika të rrepta edhe nga ndërkombëtarët, të cilët janë të alarmuar për shkak të ligjeve që nxjerr me qeverinë e tij për t’i hapur udhë projekteve të mëdha infrastrukturore dhe turistike që kërcënojnë në mënyrë të tmerrshme zonat e mbrojtura në Shqipëri.
Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pranë Lagunës Vjosë-Nartë, një zonë e rëndësishme për biodiversitetin e shpendëve shtegtarë, ka ngritur shqetësime të mëdha mjedisore.


Ky aeroport, që bie në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare të biodiversitetit, është vetëm një nga projektet e shumta shkatërrimtare të Edi Ramës.

 

Ligji 21/2024, i miratuar rishtazi nga qeveria e korruptuar e tij,, lejon ndërtimin e mega resorteve në zonat e mbrojtura, duke u bërë një makth për ambientalistët.
Ky ligj kriminal zgjeron kufijtë e zhvillimit të strukturave të betonit, duke përfshirë projekte si ato të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në deltën e lumit Vjosa.

Kryeministri Edi Rama, duke ndjekur një vizion të papërgjegjshëm për rivierën shqiptare, jo vetëm po sakrifikon natyrën për zhvillimin turistik, por po e shkatërron në mënyrë të pakthyeshme territorin dhe mjedisin e Shqipërisë.

Aktivistët mjedisorë po luftojnë përmes padive gjyqësore dhe ndërgjegjësimit publik për të mbrojtur këto zona të çmuara, por më kot. Me Edi Ramën që, për përfitime personale, favorizon investimet e oligarkëve të huaj, natyra shqiptare është realisht në rrezik të asgjësohet përgjithmonë.

____