Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare e veja e Gabriel Garcia Marquez, Mercedes Barcha Pardo. Ishin njohur bashkë që në fëmijëri dhe u martuan në vitin 1958. Çifti jetuan bashkë për 56 vite bashkë, deri në vdekjen e nobelistit.

Një dashuri që zgjati sa një jetë, një mbështetje e madhe për shkrimtarin Marquez. Një grua e duruar dhe bujare, Mercedes kishte mbajtur peshën e detyrave të nevojshme për ta mbajtur familjen të ecte përpara edhe në momente të vështira, kur burri i saj, fitues i Nobel për Letërsinë në vitin 1982, ishte zhytur plotësisht në veprimtarinë letrare. “Falë saj”, tha García Márquez, “Unë arrita të mbijetoj duke shkruar.”