Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit  ka ndërruar jetë, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, Rustem Peçi.

Peçi ishte kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ dhe gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe familjarët.

Homazhet e nderimit për përcjelljen e tij do të bëhen sot, datë 06.04.21 nga ora 14:00-15:00 tek Muzeu Historik Kombëtar.

Varrimi do të bëhet në orën 16:00 duke u nisur nga Muzeu.

Njofim i familjes Peçi dhe i Kryesisë së Komitetit Kombëtar:

“Sot, datë 06.04.2021, ne oret e para te mëngjesit, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, pushoi së rrahuri zemra e shokut Rustem Shefqet Peçi!

Rustem Peçi ishte Kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit!

Shoku Rustem Peçi ishte ushtarak kariere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë!

Shoku Rustem gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ.

Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim familjen e tij biologjike, por edhe miq e shokë, bashkëpunëtorë të panumërt në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, të cilën e drejtoi me perkushtim ideal e dinjitet!

KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR”