Prej gati gjashtë muajsh të gjithë jemi duke u përballur me një sëmundje të re, COVID-19, sëmundje, e cila ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës.

Pandemia ka shkaktuar jo vetëm probleme fizike, por edhe psikologjike duke pasur parasysh edhe periudhën e izolimit.

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve bën me dije se koronavirusi mund të shkaktojë stres tek njerëzit. Frika dhe ankthi rreth një sëmundjeje dhe çfarë mund të ndodhë mund të shkaktojë emocione të forta qoftë tek të rriturit, por edhe tek fëmijët.

Masat e marra sikundër distanca fizike mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të izoluar dhe të vetmuar çka shton stresin dhe ankthin.

Stresi gjatë kësaj periudhe të pandemisë mund të shkaktojë simptoma të tilla:

-Frikë dhe shqetësim për shëndetin personal dhe të të dashurve

-Shqetësim për anën profesionale dhe për financat

-Çrregullime gjumi dhe ushqimi

-Vështirësi në përqendrim

-Probleme me shëndetin mendor

Periudha e pandemisë ndikon në mënyrën sesi mendojmë, ndiejmë dhe veprojmë. Madje edhe kur shfaqen simptoma të lehta apo të ngjashme me COVID-19 njerëzit nisin menjëherë të ndiejnë ankth.

Gjatë krizave të tilla si pandemia njerëzit kanë më shumë gjasa të ndiejnë izolim, depresion ankth çka ndikon edhe në vendime ekstreme sikundër vetëvrasja.

Ky fenomen bën me dije qendra e kontrollit të sëmundjeve është më i pranishëm tek ata njerëz që kanë përjetuar dhunë.

Mënyra sesi secili reagon ndaj pandemisë varet nga sfondi, mbështetja sociale e familjes, miqve, situate financiare, sfondi shëndetësor dhe emocional. Më shpesh, mendimet rreth vetëvrasëse janë rezultat i ndjenjës sikur nuk mund të përballohet ose të shërohesh.

Ka ende pak të dhëna për pandeminë COVID-19 dhe ndikimin e saj në nivelin e vetëvrasjeve. Për të gjithë ata që përjetojnë sëmundjen mund të jetë stresuese izolimi nga të tjerët dhe të gjithë e përjetojnë ndryshe.

Disa nga reagimet emocionale të këtyre personave janë:

-Emocione të përziera

-Frika dhe shqetësimi për shëndetin personal dhe të të dashurve

-Stresi nga përvoja e të pasurit COVID-19 dhe monitorimi i vetvetes ose monitorimi nga të tjerët.

-Trishtim, zemërim ose zhgënjim sepse miqtë ose të dashurit tuaj kanë frikë të marrin sëmundjen nga ju

-Fajtor për mos aftësinë për të kryer punë normale ose detyra prindërore ndërsa keni pasur COVID-19.

-Shqetësim se mund të infektoheni përsëri

Shkencëtarët thonë se ndikimet në shëndetin mendor të COVID-19 mund të zgjasin edhe pasi të ketë mbaruar pandemia, jo vetëm për ata që kanë qenë të sëmurë por edhe për publikun e gjerë.