Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit njofton pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë se ka ndryshuar rregulli për tamponin e koronavirusit.

Aeroporti thekson se sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, prej 22 Prillit deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të certifikuara për këtë test. Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi, shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.