Ndoshta nuk ka një fat të mirë në kombëtaren kuqezi, ku për zgjedhje teknike, dëmtime, ose thjesht rrethana të kundërta ai nuk është aktivizuar shume nga trajneri Edi Reja.

Por Ivan Balliu, mbrojtësi i krahut të djathtë i lindur në Spanjë por që përfaqëson ngjyrat kuqezi, në ekip[in e tij të Rayo Vallecano është një pikë force e padiskutueshme.

Ekipi i tij po bën një sezon fantastik në La liga, ku renditet në vendin e shtatë, dhe e tregoi edhe sot në përballjen me surprizën e kampionatit, Celta e vendit të tretë.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, dhe protagonist ishte pikërisht Balliu, që shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të duke luajtur për të gjithë ndeshjen.

Një dhuratë e bukur për shqiptarin, në realizimin e tij të parë në La Liga, performanca e të cilit u vlerësua maksimalisht nga kritika spanjolle, që e vlerësuan si lojtarin më të mirë të ndeshjes.