Ka nisur seanca për masat e sigurisë për 34 personat e arrestuar në lidhje me protestën e 8 Janarit në selinë e Partisë Demokratike. Prokuroria ka ngritur disa akuza për të arrestuarit: “Shkatërrim prone”, “Prishje e qetësisë publike”, “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”.

Prokuroria e Tiranë i kërkon gjykatës që 29 prej personave të vënë në pranga të hetohen në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe për 5 të tjerë në “arrest shtëpie”.

Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve pritet që seanca të zgjasë disa orë dhe për këtë arsye ata do të dalin para gjykatës në dy grupe. Për momentin, në kafazin e të pandehurve është paraqitur grupi i parë prej 23 personash.

Ndër ta është edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç njihet me emrin e artit Stresi. Futja e tij në sallën e gjyqit ka tërhequr vëmendjen e mediave, pasi reperi ka ngritur dy gishtat lart, ndërsa është shfaqur gjatë gjithë kohës i buzëqeshur.

Në sallën e gjyqit ndodhen edhe disa deputetë të cilët kanë shkuar atje për të ndjekur seancën. Bëhet fjalë për Oerd Bylykbashin, Albana Vokshin, Klevis Balliun e Çlirim Gjatën.

Më poshtë, lista e personave të arrestuar dhe se çfarë mase kërkon prokuroria për ta:

  1. Shaban Halili, detyrim paraqitje
  2. Gentjan Lamnica, detyrim paraqitje
  3. Agron Gjura, detyrim paraqitje
  4. Xhevahir Georgiev, arrest në shtëpi
  5. Alban Zaimi, detyrim paraqitje
  6. Arkimed Lushaj, detyrim paraqitje
  7. Hajredin Gjura, arrest në shtëpi
  8. Denis Luku, arrest në shtëpi
  9. Valdrin Dervishaj, detyrim paraqitje
  10. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje
  11. Orges Dervishaj, detyrim paraqitje
  12. Qëndrim Dervishaj, detyrim paraqitje
  13. Arben Dervishaj, detyrim paraqitje

14 Selman Krasniqi, arrest në shtëpi

  1. Albano Stolaj detyrim paraqitje
  2. Ber Begeja, detyrim paraqitje
  3. Dyleman Marku, arrest në shtëpi
  4. Emiliano Çekini, detyrim paraqitje
  5. Gjon Pepaj, detyrim paraqitje
  6. Klavdo Çekini, detyrim paraqitje
  7. Armando Çardaku, detyrim paraqitje
  8. Agustin Pali, detyrim paraqitje
  9. Oltion Zenelaj, detyrim paraqitje
  10. Albi Peti, detyrim paraqitje
  11. Arian Mezini, detyrim paraqitje
  12. Stivi Luku, detyrim paraqitje
  13. Orian Meta, detyrim paraqitje
  14. Sokol Ndreu detyrim paraqitje
  15. Vendim Demaj, detyrim paraqitje
  16. Agim Deda, detyrim paraqitje
  17. Ardian Myrto, detyrim paraqitje
  18. Ylli Gosturani, detyrim paraqitje
  19. Armando Alldervishi, detyrim paraqitje
  20. Mirash Rrathtori, detyrim paraqitje