Dy ditët e para të vitit 2021 kanë patur një numër të ulët të viktimave nga koronavirusi.

Më 1 janar në vendin tonë janë regjistruar pesë viktima, ndërsa këtë të shtunë katër qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen.

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për situatën në 1 janar.

Ndërkohë pacientët që kanë humbur jetën këtë të shtunë janë nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Mati. Dy ditët e parë të vitit janë konfirmuar gjithsej 675 të infektuar të rinj.

407 prej tyre i përkasin 1 janarit: “154 raste në Tiranë, 33 rastë në Shkodër, 23 raste në Durrës, 20 raste Lushnje, 14 raste në Vlorë, 13 raste në Kurbin, 12 raste në Elbasan, Mat, 8 raste në Korçë, Sarandë, Dibër, 7 raste në Berat, Rrogozhine, Kavajë, Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Malësi e Madhe, Krujë, 4 raste në Skrapar, Bulqize, Pogradec, Gjirokastër, Mirditë, Fier, 3 raste në Kukës, Vau Dejës, Kolonjë, Gramsh, Shijak, 2 raste në Cërrik, Vorë, Kuçovë, Delvinë, 1 Lezhë, Has, Pukë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Roskovec, Peqin, Klos, Poliçan”.

Ndërsa 268 të infektuar janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit: “49 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë,  15 raste në Sarande dhe Dibër, 11 raste në Lushnje dhe Kurbin, 8 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kamëz, Krujë dhe Berat, 5 raste në Gramsh, Tepelenë, Mirditë, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, 3 raste në Vorë, Klos, Vau Dejës, Kavajë, Lezhë, Durrës, 2 raste në Kukës, Mallakastër, Permet, Divjak, Skrapar, Cërrik, 1 rast në Patos, Kuçovë, Bulqizë, Delvinë, Mat, Pukë, Has, Elbasan”.

Gjatë 48 orëve të fundit janë shëruar 719 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 34,353. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimi të epidemisë në Shqipëri numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 1190. Aktualisht janë 2348 raste aktive ndërsa mbi 34 mijë persona kanë fituar betejën me sëmundjen.