“Faleminderit që qëndruat fort me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke tundur flamujt e vendeve që mbështesin sulmet izraelite në territoret palestineze dhe Rripin e Gazës.

Midis njëzet e pesë flamujve të dukshëm në cicërimën e Netanyahut ishin dhe ato të tre vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në vendin e dytë, menjëherë pas flamurit të Shteteve të Bashkuara, është flamuri i Shqipërisë, i pesti me radhë është flamuri i Bosnjë dhe i 21 është flamuri i Maqedonisë Veriore.

Ndërkohë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, ka reaguar në rrjetet sociale Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.