Pas 8 muajsh, do të hiqen çadrat e vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej.

Vaksinimi do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore.

Nga 25 nëntori, dy çadrat e mëdha nuk do të jenë më të pozicionuara në sheshin kryesor të qytetit dhe procesi i vaksinimit do të vijojë në qendrat shëndetësore si dhe në stadiumin ‘Air Albania’.

Kështu deklaron Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin ‘Air Albania’, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID.

Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.