“Duke filluar nga e mërkura do të ketë një tërheqje të valës së të nxehtit, duke sjellë ulje të temperaturave të ajrit”.

Kështu u shpreh për “Euronews Albania”, meterologu i Meteoalb, Hakil Osmani i cili tha se temperaturat do ulen deri në fundjavë.

“Temperaturat e ajrit mbeten të larta të paktën këtë fillim jave, rreth vlerave 38-39 gradë celcius. Në qarqet e Elbasanit dhe Beratit do regjistrohen temperaturat më të larta, por duke filluar nga dita e mërkurë, pritet që të kemi tërheqje të valës së të nxehtit duke bërë që të kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit. Parashikohet që deri në fundjavë të regjistrohen vlerat 34-35 gradë celcius”, theksoi ai.

Osmani u shpreh se në zonat bregdetare, parashikohet që maksimumet të mos shkojnë më shumë se 32 gradë celciues, teksa shtoi se edhe zonat malore do kenë klimë të freskët, me temperatura deri në 30 gradë celcius.

Sipas tij, pas datës 17 gusht, do ketë sërish afrim të valëve të të nxehtit me temperatura të larta mbi 38 gradë për disa ditë me rradhë, të paktën deri në datën 24.