Nga sot shqiptarët që një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19 mund të hyjnë në Hungari pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia. Lajmi është dhënë nga ambasada shqiptare në Hungari, e cila thekson se nga data 10 qershor hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit

“Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Hungari.

Ky vendim vjen pak ditë pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Hungari.