Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për financimin të paligjshëm të fushatës zgjedhore të vitit 2012 (atë që ai humbi në garë me François Hollande) dhe u dënua me një vit burg pa kusht, dënimi maksimal.

Gjykata e Parisit deklaroi se “dënimi do të kryhet nën regjimin e mbikëqyrjes elektronike“. Ish-presidenti nuk do të shkojë në burg, por do t’i nënshtrohet matjes së byzylykut elektronik, gjithnjë nëse dënimi me kusht konfirmohet në Apel, tashmë i paraqitur nga avokatët mbrojtës.

Bëhet fjalë për çështjen “Bygmalion”, një sistem i faturimit të dyfishtë që synonte të fshihte tejkalimin e shpenzimeve elektorale.

Nicolas Sarkozy nuk ishte përgjegjës për faturimin, me të cilin ai nuk merrej, por “ai e dinte sasinë e tavanit që nuk duhej tejkaluar, – tha kryetarja e gjykatës, Caroline Viguier. – Por ai vazhdoi me organizimin e tubimeve, lejoi iniciativa të reja dhe nuk lejoi vullnetarisht, si kandidat, të ushtronte kontroll mbi shpenzimet”.

“Bygmalion” është emri i kompanisë që organizon aktivitete, të cilave Partia UMP e Sarkozy, atëherë president në detyrë, i ishte drejtuar. Tavani për fushatën e kandidatit që arriti në raundin e dytë, u përcaktua në 22 milionë euro, por Sarkozi e tejkaloi atë.

Ish-kreu i shtetit francez, nuk ishte i pranishëm në leximin e dënimit dhe gjatë gjykimit, i cili u zhvillua pranverën e kaluar për rreth një muaj. Ai mori pjesë në seanca vetëm një herë.

Prokurorët atëherë kishin kritikuar “lehtësinë” e tij, të ngjashme me “lehtësinë e fushatës së tij”. Linja e mbrojtjes e Sarkozy ka qenë gjithmonë për të thënë se ai nuk ka qenë në dijeni të tejkalimit të shpenzimeve dhe mbi të gjitha të faturave të rreme të bëra për ta maskuar atë. “Unë jam përgjegjës politikisht, administrativisht, por jo penalisht”, – tha ish-presidenti qershorin e kaluar.

Ekzekutivi i vetëm i UMP që e ka njohur mashtrimin, ishte Jérôme Lavrilleux, i pranishëm në gjykatë, i cili u dënua me tre vjet burg, një prej të cilëve me kusht. Lavrilleux është një nga 13 drejtuesit e partisë që u dënua për bashkëpunim.

Marsin e kaluar, Sarkozy ishte dënuar në një proces tjetër për çështjen “Bismuth” për korrupsion dhe shpërdorim detyre me tre vjet burg, dy prej të cilëve me kusht, duke u bërë kështu presidenti i parë në historinë moderne franceze që dënohej me burg.

Sarkozy apeloi për atë dënim, por edhe për këtë të fundit. Prandaj, procesi nuk ka përfunduar dhe do të rifillojë pas disa muajsh.