PD-ja ka filluar me një kerkesë ndaj parlamentit për të pastruar politikën. Një veprim për tu përshendetur, shkruan Koha Jone e N. Lesit.

Por PD-ja mund të sqarojë se cili politikan i lartë në PD ka pronësi të fshehur te një biznes i madh në në autostradën Tiranë-Ura e Kasharit?

Pyetja shtrohet pasi nga sherbimet partnere kanë rezultuar se familjarë të këtij politikani në selinë blu kanë pronësi të fshehur në këtë biznes.

A do hetohen edhe pasuritë e kryqëzuara të klasës politike, e cila nuk nxjerr emrin e deputetit apo politikanit, por fut miq apo pjestarë të familjes së tij për të marrë fitimet mujore?

Dhe në deklaratën e pasurisë firmosin si të “varfër”!

Edhe pse nuk e ka lajmëruar emrin dhe biznesmenin duket qarte se gazeta e Nikoll Lesit i referohet asaj qe flitet nen ze në Tiranë se qendra MegaTeg eshte e kunatit te Lulzim Bashës.