Dhjetë ditë pasi hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes politike mes maxhorancës dhe opozitës jo parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë hapi thirrjen për personat që aspirojnë të bëhen anëtarë në tri hallkat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili tani më është i rikonfiguruar.

Afatet e vendosura në Kodin Zgjedhor duket se kanë detyruar Kuvendin të bëj shpalljen e aplikimeve edhe në ditë pushimi zyrtar siç është kjo e shtunë dhe u ka lënë afat aplikantëve që të paraqesin dokumentet deri në 18 shtator pranë Kuvendit duke i lënë më pas 1 muaj kohë Kuvendi që të bëj seleksionimin emrave që do të paraqiten.

Por si do të zgjidhen 12 anëtarët e rinjtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve? Në Kodin e ri zgjedhor është vendosur një dispozitë kalimtare për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re sipas të cilës, pranë KuvendIt do të ndihet një komision i posaçëm adhoc ndërmjet maxhorancës, opozitës parlaemtare dhe asa jo parlamentare.

Sipas këtij përcaktimi, komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen herën e parë në bashkëveprim me partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që kanë humbur përfaqësimin parlamentar.

Për të garantuar besimin e secilës palë, përfaqësuesit e opozitës por edhe të maxhorancës do të kenë të drejtë të skualifikojnë kandidat. Konkretisht komisioni parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, dhe i dërguari i posaçëm i opozitës jo parlamentare eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura.

Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit ndërsarastin e nënkomisionerit, përfaqësuesi i PDLSI-së ka të drejtë të përzgjedhë tre kandidatë nga lista e kandidatëve dhe komisioni me votim eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura. Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit.

Ndërsa në dy hallkat e tjera, Rregullatori dhe KAS, opozita do të fusë në listë nga dy kandidat të cilat do ti shkojnë për votim së bashku me nga tre kandidatët e tjerë që do të përzgjedh komisioni.

Pas shpalljes së Kuvendit, opozita së bashku me mazhorancën do të duhet t’i përcjellin Kuvendit anëtarët e Komisionit të Posaçëm i cili prite të ngrihet që në seancën e parë pas asaj ceremoniale e cila do të shënoi edhe nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit.