Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë i uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit.

“Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, më 13 prill, është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaj i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit. Duke ju uruar muajin e Ramazanit, më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Bujar Spahiu.

Ai u ka kërkuar besimtarëve që të tregohen solidarë me familjet në nevojë. Agjërimi i muajit të Ramazanit konsiston në privimin me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.

Myslimani e agjëron këtë muaj sepse është urdhër i Zotit, si në çdo adhurim tjetër, ka një sërë dobish shpirtërore, psikologjike, shëndetësore, etj.